5C
Pristina
27 Shkurt, 2021 - 10:03

Kurti vazhdon me barcoleta: Komisioneri i KQZ-së duke i numëruar votat do thotë “Vetëvendosje, Vetëvendosje…”

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti së fundi ka mbajtur një tubim me simpatizantë të këtij subjekti në Gjakovë, shkruan Indeksonline.

Ai në atë takim ka bërë edhe shaka me pjesëmarrësit, teksa nuk harron të përmend KQZ-në.

“Në KQZ do të numërohen votat nga komisionerët. Është ora shtatë dhe mbyllen vendvotimet e fillon numërimi i votave në KQZ. Komisioneri duke i numëruar votat do të thotë “Vetëvendosje, Vetëvendosje, Vetëvendosje”, tha Kurti.

Kujtojmë që zgjedhjet në nivel vendi në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.

Të fundit

Të tjera nga rubrika