13.6 C
Pristina
E premte, 9 Qershor, 2023

Kurti u shpreh ngushëIIime famiIjarëve të fëmijëve që humbën jetën në suImin në Beograd

- Advertisement -

Të rekomanduara

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar për sulmin e djeshëm në një shkollë në Beograd, ku humbën jetën tetë fëmijë dhe roja.

Kurti u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave teksa u ka uruar shërim të shpejtë edhe të lënduarve nga ky rast, njofton Klankosova.tv.

- Advertisement -

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kujtojmë se ngushëllime gjatë ditës së djeshme për këtë ngjarje ka shprehur edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

- Advertisement -
- Advertisement -

Të fundit

Kosova, “viktimë” e Perëndimit për ta shkëputur Serbinë nga Rusia e Kina

Hezitimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për ta goditur Serbinë pas tensioneve të fundit në...

Më shumë