18.1 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Kurti tregon tri temat për të cilat shkoi dje urgjent te Rama në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar dje një takim urgjent me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë.

- Advertisement -

Kurti sot ka treguar për tri temat që ka diskutuar me Ramën, ndërsa e ka cilësuar takimin si konstruktiv e pozitiv, raporton Zeri.info.

“Takimi i djeshëm ka qenë një drekë pune me kryeministrin Rama dhe ka qenë një takim shumë i mirë konstruktiv, pozitiv dhe i nevojshëm për shkak të temave që kemi diskutuar”, tha Kurti në një konferencë për media.

Kreu i qeverisë tha se tema kanë qenë sulmet kibernetike, kriza me energjisë dhe takimi i Berlinit.

- Advertisement -

“E para është siguria kibernetike dhe isha shumë i interesuar të marrë vesh sa më shumë për përvojën e tyre të fundit që kanë qenë të dëmshme dhe kriminale, ju keni parë që sot kemi themeluar agjencinë kibernetike”. “Tema e dytë ka qenë sfida e energjisë në ditët dhe javët në vijim, ju e dini se KEK-u dhe KESH-i bashkëpunojnë ngushtë. Ne gjatë verës ju kemi dhënë atyre energji dhe presim që ta kthejnë gjatë dimrit. Konkretisht e njoftova Ramën që ne jemi të parët në Ballkan që kemi marrë vendim për shpërblim të atyre që kursejnë”. “Tema e tretë ka qenë Takimi i Berlinit”, ka deklaruar shkurtimisht kryeministri Kurti.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -