8.5 C
Pristina
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Kurti tregon se a ka agjeruar në Ramazan

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se i ka agjëruar disa ditë të muajit Ramazan.

- Advertisement -

“Në ditët kur kam shkuar nëpër iftare kam agjëruar. Dhe këtë e kam bërë, jo vetëm sivjet”, tha Kurti.

Ai iu përgjigj në iftarin e shtruar nga imami i xhamisë “Bedri Kamberi” në lagjen e Spitalit.

- Advertisement -

Në mesin e mysafirëve të imamit Labinot Maliqi ishin dhe ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog; ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde; ai i Francës, Olivier Guérot; ai i Shqipërisë, Qemal Minxhozi; ambasadorja e Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi etj.

“Sonte është edhe Nata e Kadrit, vlerë e veçantë sa i përket besimit, përkushtimit por gjithashtu besimit e paqes. Unë uroj që Zoti të pranoj lutjet dhe agjërimin tuaj dhe mirësia që e keni dhënë”.

“Muaji i Ramazanit, është muaj i sakrificës e cila na mëson që të përkushtohemi. Sivjet Bajrami i Madh bie të premten, pra të xhumanë.

- Advertisement -

Ju dëshiroj agjërim të lehtë”, tha Kurti, në një fjalë të shkurtër, gjatë iftarit.

Nga ana e tij, imami Maliqi falënderoi të gjithë mysafirët, në veçanti shefin e Qeverisë, shkruan EO.

“Iftarin tonë të gjithë na keni nderuar por në veçanti kryeministri jonë Albin Kurti e po ashtu edhe ambasadorë të vendeve mike. Në emrin tim ju falënderoj të gjithëve”, tha Maliqi.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -