3.6 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kurti tregon përfundimisht a ka asocacion a jo, përgjigja do ti zhgënjejë miIitantët

- Advertisement -

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka bërë një deklaratë të fortë në RTK, mediumin publik të Kosovës.

Ai e theu akullin në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke i mbyllur diskutimet nëse ky organizëm, aq shumë i kritikuar dikur nga Kurti, është apo ajo pjesë e marrëveshjes evropiane. Kurti ishte jashtëzakonisht i qartë, duke e pohuar se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes evropiane, për të cilën u diskutua edhe në Ohër vikendin që iku.

- Advertisement -

I ftuar në RTK, Kurti u pyet rreth Asociacionit.

“A ka Asociacion në planin evropian?” – e pyeti gazetarja e RTK-së.

- Advertisement -

E Kurti dha një përgjigje të drejtpërdrejt.

“Ka Asociacion, neni 10 thotë që të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara, të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. Pra 39 marrëveshje janë, prej 2 korrikut të vitit 2011 deri më 25 gusht të 2015, për diç më shumë se 4 vite, janë 39 marrëveshje.” – deklaroi Kurti.

“Ta zëmë po i përmendi dy prej tyre, marrëveshja për kthimin e librave kadestralë, që nuk ka ndodhu as sot e kësaj dite, është marrëveshja numër 5 në rendin kronologjik. Ndërkaq ajo marrëveshja e parë e parimeve, ku 6 pikat e para janë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është marrëveshja e 16-të, e cila në muajin që vjen i mbush 10 vjet.” – vazhdoi tutje Kurti, raporton Nacionale.

- Advertisement -

“Unë nuk e mohoj një gjë të tillë…Ka shumë marrëveshje, një thes me marrëveshje që duhet ta trajtojmë me kujdes.” – vazhdoi Kurti.

Tutje, Kurti e shpjegoi edhe termin vetëmenaxhim që përmendet në nenin 7 të marrëveshjes së Ohrit, për të cilën Kurti e Vuçiqi u dakorduan, ndonëse nuk e nënshkruan.

“Mirëpo edhe kjo që ndodh në nenin 7, i referohet komunitetit serb në Kosovë. Edhe për këtë ne kemi qenë kreativ, kemi qenë shumë të angazhuar për një çështje siç thuhet këtu të vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë dhe sidomos sa i përket ofrimit të shërbimeve” – shpjegoi Kurti.

Kurti tentoi edhe ta arsyetonte këtë kapërcim të tij të madh politik.

“Pra edhe një herë, duhet ta bëjmë dallimin midis le të themi strukturave dhe shërbimeve. Në letrën e tyre që e kanë bërë publike si qëndrim zyrtar të Qeverisë së ShBA-së, të datës 30 janar të këtij vitit, zyrtarët e lartë, Dereck Chollet dhe Gabriel Escobar, e vënë në spikamë jo struktura, por shërbime të cilat ofrohen nga komunat, sepse në fokus është qytetari. Në këtë kuptim, unë besoj që edhe kjo niveli i përshtatshëm i vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë, do të mund të zgjedhet për të mirën e të gjithë serbëve, pa rrezikuar rendin kushtetues e juridik të Kosovës, duke i shërbyer demokracisë, por edhe natyrisht duke i pranuar edhe ofertat që i bëj unë” – deklaroi Kurti.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -