19.4 C
Pristina
E hënë, 14 Tetor, 2024

Kurti thotë se s’do t’ia lejojë hyrjen në Kosovë presidentit serb

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nëse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do t’i bënte kërkesë për të hyrë në Kosovë, ai nuk do t’i japë leje.

- Advertisement -

Kurti tha se derisa Vuçiq thotë se Masakra e Reçakut është fabrikim, ai nuk është person i dëshiruar në Kosovë.

“Nuk kam marrë asnjë kërkesë për një vizitë të tillë dhe natyrisht duke pasur parasysh rrethanat që ndodhemi ai nuk do të ishte një person i dëshiruar në Kosovë.

- Advertisement -

Nëse kemi parasysh që personi që thotë Masakra e Recakut është fabrikim dhe asnjëherë nuk e ndryshoj këtë gjë, unë mendoj që do të duhej të vinte në Republikën e Kosovës.

Natyrisht që nuk do t’ia japë lejen. Por më mirë është me bo kërkesën. Tash me këtë që e thash se nuk ia jap lejen, nuk do ta bëjë as kërkesën”, tha Kurti në Klan Kosova.

Përderisa, moderatori i thotë se Vuçiq tashmë nuk do të lodhet për të bërë kërkesë, Kurti thotë se nuk e ka hallin e Vuçiqit se a lodhet ai apo jo.

- Advertisement -

“Nuk e kam hallin se a lodhet ai”.

Ndryshe, Vuçiq ka thënë se deri në qershor e ka në plan që ta vizitojë Republikën e Kosovës për të qëndruar “një apo dy ditë dhe t’i vizitojë serbët në veri e jug”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -