8.1 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

Kurti thotë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, ngushëllon ambasadoren për viktimat e shkaktuara nga Hamas

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv. ZKM ka dhënë detaje rreth këtij takimi.

- Advertisement -

Kurti dhe Ziv kanë folur për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe vullnetin e dyanshëm për thellimin e mëtejmë të tyre sidomos në fushën e ekonomisë.

“Së bashku folën për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve që sot shënojnë tre vjetorin e vendosjes së tyre dhe vullnetin e dyanshëm për thellimin e mëtejmë të tyre sidomos në fushën e ekonomisë. Në këtë drejtim, ata diskutuan rreth mundësisë për organizimin e një Forumi Ekonomik që do të shërbente si mundësi për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për të investuar në Kosovë.”

- Advertisement -

Kryeministri Kurti është shprehur mirënjohës për vendimin e Izraelit për të liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës.

“Më tej, kryeministri Kurti falënderoi ambasadoren Ziv për komunikimin e afërt dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ai u shpreh mirënjohës për vendimin e shtetit të Izraelit për të liberalizuar vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës në vazhdën e lajmeve dhe zhvillimeve pozitive në këtë fillimvit.”

Kurti i ka shprehu ngushëllime ambasadores Ziv për viktimat e sulmeve nga Hamasi.

- Advertisement -

“Ai gjithashtu i shprehu ngushëllime ambasadores Ziv për viktimat e sulmeve nga Hamas teksa theksoi mbështetjen e Qeverisë për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, dhe uroi që së shpejti do të mund të arrihet një armëpushim i qëndrueshëm i përhershëm.”

Q1z

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -