17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Kurti takon Walkerin, demanton zërat se është prishur me të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar në SHBA, ku po qëndron ende, ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker, i cili zbuloi para botës KRlMET e Iuftës që ndodhnin në Kosovë.

Ky takim vjen vetëm disa ditë pasi ish-pjesëtari i VV-së, Florin Krasniqi, në emisionin Pressing, tha se Walker është i dëshpëruar me qeverisjen e Albin Kurtit.

Kurti, në njoftimin në Facebook, të cilit ia ka bashkuar edhe një fotografi aktuale me ish-ambasadorin, ka thënë se ai dukej si para 25 viteve kur ishin takuar për herë të parë në Prishtinë.

“Thua se është ndalur koha e tij për këtë dëshmitar të kohës sonë. Ishte kënaqësi ta takoj ambasadorin William Walker në Washington DC, të evokojmë kujtimet, të diskutojmë për të tashmen, të ndajmë shpresat dhe shqetësimet për të ardhmen”, ka shkruar Kurti.

“Diplomatët e së vërtetës për KRlMET e kryera gjatë Iuftës janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve”, ka shkruar ai.

Të fundit
Lajme të lidhura