14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

“Kurti ta mendojë dy herë para se të përpiqet t’i tregojë muskujt ndaj serbëve”

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet ta mendojë dy herë para se të përpiqet të stërvisë muskujt ndaj serbëve në Kosovë dhe Beogradit zyrtar”, kështu ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeveri të Serbisë, Petar Petkoviq.

“Kjo nuk do t’i sjellë asgjë të mirë, nuk do t’i zgjidhë problemet e tij me kufizimet e rrymës, grevat e arsimtarëve, qytetarët e pakënaqur që çdo ditë shprehin rebelim social në gjithë Prishtinën”, tha ai.

- Advertisement -

Sipas tij, Kurti është “i fortë vetëm në shkelje të marrëveshjeve, në retorikë antiserbe, shkelje të së drejtave njerëzore dhe politike të serbëve, në populizëm e demagogji”.

“Këto janë disiplinat me të cilat asnjë njeri normal nuk dëshiron të krahasohet me të. Për çfarë demokracie flet Kurti kur ka munësi që dhunuesi i një vajze të mitur nga Kosova të marrë të njëjtin dënim me burg si një i ri që donte të festonte ‘Vidovdanin’. Nuk ka dyshim se për dhjetë ditët e fundit, Kurti ka mundur vetëm të shikojë me zili se si Beogradi ishte qendra e nismës ‘Open Balkan’, se si mijëra serbë në veri të Kosovës e M., e pritën me krenari dhe entuziazëm kryeministren e tyre Ana Bërnabiq, dhe në fund detajet e vizitës madhështore të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Beograd, pas të cilës iu premtua dorëzimi i dronit ‘Bayraktar’ dhe të cilin Kurti mund ta shoh vetëm në video dhe foto”, ka thënë Petkoviq.

Petkoviq ka thënë se Kurti po ushqehet me imazhin e tij në rrjete sociale.

- Advertisement -

“As xhipat e blinduar të Rosut dhe as njësitë speciale nuk mund ta ndihmojnë atë”, ka thënë Petkoviq.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -