10 C
Pristina
Wednesday, February 21, 2024

“Kurti s’lëshon pe lehtë”/ Veprimtari nga Amerika tregon pIanin e kryministrit – ka një mesazh “goditës” për opozitën!

- Advertisement -

Veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në vend.

- Advertisement -

Bekteshi preki secilën temë nga pak, duke e filluar nga “Zajednica” e deri te protesta që duhet të organizohet për të kundërshtuar çdo vendim që dëmton vendin tonë.

Gjithashtu veprimtari nga Amerika e sheh të paarsyeshme mos brengosjen e opozitës për vendimet që mund të merren.

- Advertisement -

Ndër të tjera Bekteshi e quan Kurtin negocitar të fortë i cili nuk lëshon pe lehtë.

Postimi i plotë

Diplomacia e bullizmit, e shkopinjve dhe karotave, ‘alternativa’ e Escobar-it dhe 6 pikat e Kurtit

- Advertisement -

Politikanë të shumtë nga Kosova shkuan në DC dhe po kthehen, ishte hera e dytë brenda javësh, por, a ishin në kryeqytetin amerikan ‘alternativa’, për një mision special, për tu rrëfyer, për pelegrinazh, apo turizëm, ata me të kthyer në Prishtinë ia kanë për borxh taksapaguesit që të japin llogari:

A deponuan ndonjë dokument, dëshmi se ‘Zajednica’ kërcënon kushtetutën, po një dëshmi për gjenocidin, për dhunimet e grave, a organizuan ndonjë Dëshmi në Kongres për Kosovën, a i propozuan Kongresit dhe miqve të sponsorohet një Amendament për dialogun, apo ndonjë Rezolutë për Kosovën, apo, si shkuan-erdhën!

Është e pabesueshme kur Sonja Biserko, kryetare e Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi kur tërheq vërejtjen për një Zajednicë të stilit të Republika Srpska, dhe është kundër konceptit të botës serbe, por ja që kjo disa politikanëve shqiptarë s’u bënë aspak përshtypje, derisa ‘Alternativa’ është e gatshme ta nënshkruaj ‘Zajednicën’ në emër të ‘miqësisë’ me aleatët!

Imagjinoni, më shumë shqetësohet Senatori Menendez kur pyet Escaobar-in në seancën dëgjimore të Nën komitetit për Marrëdhënie me Jashtë për Ballkanin Perëndimor, duke shpreh brengosjen se ky Asociacion i komunave serbe mund të shpie drejtë një Republike serbe brenda Kosovës. Po, Senatori brengoset më shumë se opozita kosovare, ai gjithmonë ka pasur rezerva për këtë asociacion, bilës njëherë e ka quajte një mision për katastrofë, pasi nuk është në frymën e kushtetutës së Kosovës.

Shqetësohet më shumë se opozita edhe parlamentarja britanike Alicia Kearns, Kryetare e Komitetit të Punëve të Jashtme për asociacionin. Ajo tha se kohët e fundit është shumë e lehtësuar kur dëgjoi se Qeveria e shtetit të saj konfirmoi se nuk do të mbështesë krijimin e një enklavë serbe në Kosovë. “E rëndësishme është që ne të mos e thellojmë më tej etnonacionalizmin në Ballkan …”

Eksperti për marrëdhënie ndërkombëtare, Janush Bugajski në “The Geopost” shkruan: Uashingtoni dhe Brukseli po ndezin një tjetër fitil ballkanik duke ushtruar presion mbi Prishtinën për të krijuar një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe. Edhe pse ithtarët e ‘Zajednicës’ pretendojnë se ajo nuk do të cenojë kushtetutën e Kosovës dhe as nuk do të kërcënojë pavarësinë e saj dhe institucionet demokratike, në praktikë ajo mund të ketë pasoja serioze negative si në vend ashtu edhe në rajon. Dhe lista e shqetësimeve është e gjatë nga intelektualë dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, por jo dhe nga opozita dhe shteti amë.

Çuditërisht, Hoti pa fije turpi në Uashington DC i tha Z. të Amerikës ashtu sikur të lobonte për ‘Zajednicën’ që e nënshkroi bosi i tij, Isa, duke i thënë gazetares se gjashtë pikat e Kurtit ishin jo relevante për asociacionin. “Nuk ka modele tjera, modeli është shkruar dhe nënshkruar dhe duhet zbatuar…”theksoi Hoti. Megjithatë, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ishte i tjetër mendimi, “Kurti bëri ndryshim radikal për herë të parë”. “Tani Asociacioni mund të bëhet”, tha ai. A do te distancohet LDK-ja nga deklaratat e Hotit dhe Hysenit për një Zajednicë të Isës, mbetet të shihet.

Derisa opozitën e ka zënë ‘diarreja’ nga karotat e tepruara, spekulohet se shkopinjtë sollën gjashtë pikshin e Kurtit. Unë jam i mendimit se Kurti është negociator i fortë dhe s’lëshon pe lehtë, dhe plani i tij 6-shtë pikësh për ‘Zajednicën’ është një lëvizje e mençur duke e gjuajte topin në anën e kundërshtarit dhe duke ia humb opozitës shpresën për një grabitje të shpejtë të pushtetit ashtu si që planifikojnë.

Një lajm tjetër i mirë që duhet përshëndetur është paralajmërimi i demonstratave studentore në shenjë pakënaqësie për ‘Zajednicën’. Të shpresojmë se këto nuk janë të manipuluara por të arsyeshme dhe mirë të organizuara dhe shumë të nevojshme, që e çojnë kauzën përpara me përkrahjen e qytetarëve. Presionit duhet përgjigjur me rezistencë paqësore e të civilizuar qytetare e jo më pritje e heshtje. Pse serbët protestojnë në Beograd, në veri e gjetke vetëm se për të krijuar huti e presion te ndërkombëtarët, por ne, që e drejta është në anën tonë pse heshtim!

Shembullin e studentëve duhet ta ndjekin edhe Lugina që me anë të protestave të kërkoj asociacion ngjashëm me komunat serbe në veri. Shqiptarët në MV, posaçërisht opozita dhe OJQ-të duhet po ashtu me anë të demonstratave të kërkojnë Asociacion për komunat shqiptare në MV (s’besoj se Ahmeti e prish rehatinë). Protestat duhet të pasojnë në BE dhe SHBA nga diaspora jonë e madhe, paralelisht. Kemi shpresë se pranvera s’do t’i gjej shqiptarët në gjumë por do të këndellen për interesat e tyre qytetare e kombëtare pas një vetëkënaqësie absurde, dhe pas shumë tradhtish dhe letargjisë kolektive.

Të gjithë veprimet tona duhet të jenë të mençura, të koordinuara, të mësohemi që të pajtohemi që të mos pajtohemi edhe me aleatët për interesa kombëtare, sepse edhe në të kaluarën kemi pas mospajtime por Amerika s’na braktisi. Një ditë mund dhe të vij momenti kur Amb. Hill-i do të dëshpërohet nga pabesia e regjimit të Beogradit. Ne kemi argumente dhe arsye të forta për kundërshtim të asociacionit mono etnik, këmbëngulësia jonë do të shpërblehet. Politikanët që kanë qëndrim nënshtrues ndaj ndërkombëtarëve për interesa të ulëta s’i duhen Kosovës.

P.S. (Kujdes nga një grup që e sha Amerikën dhe e quan fajtore për dështimet tona, ata s’ia duan të mirën Kosovës, ata kanë mision anti-shqiptar! Zoti e bekoftë Amerikën dhe të gjithë ata shqiptarë që punojnë për atdhe!)

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -