9C
Pristina
5 Mars, 2021 - 01:06

Kurti siguron Ambasadorin Amerikan: Kosova shumë shpejt do ta ketë Qeverinë e re

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett takoi është takuar sot me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti pas fitores në zgjedhjet e së dielës.

Kosnett ka shkruar se ka uruar Kurtin për fitoren dhe ka kërkuar që të formohet qeveria dhe Kuvendi për të adresuar sfidat urgjente transmeton Kosova ime.

Në anën tjetër, kreu i VV-së Albin Kurti ka siguruar Ambasadorin Amerikan se Kosova shumë shpejt do ta ketë Qeverinë e re dhe një parlament funksional, shkruan Reporteri.net.Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, z. Philip S. Kosnett të shoqëruar nga këshilltarja e tij për çështje politike Amy Carnie, i priti sot në mëngjes në takim Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kandidati për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me anëtaren e kryesisë së Lëvizjes, Arbërie Nagavci, dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.
Ambasadori, z. Kosnett uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje duke i dëshiruar sukses të mëtejmë.

Ai uroi që nga ky proces sa më parë të kemi një qeveri e parlament funksional. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën, dhe ndau bindjen që shumë shpejt do ta kemi qeverinë e re, dhe mundësinë për të bashkëpunuar për projekte konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve tona”, theksohet në njoftim./kosovaime.tv

Të fundit

Të tjera nga rubrika