7 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kurti: Shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës

- Advertisement -

Pas kalimit të fazës së parë të Kosovës të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti.

- Advertisement -

Ai ka vlerësuar për punën ministren Gërvalla, zëvendësministrin Ahmeti dhe ekipet e tyre për punën e pandërprerë e poashtu edhe aleatët për përkrahjen e Kosovës në këtë rrugëtim.

Shkrimi i plotë:

- Advertisement -

Kosova kalon me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare, me mbi dy të tretat e votave të nevojshme, i dha sot mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke përmbyllur kështu fazën e parë të anëtarësimit të plotë të Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

Shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë.

- Advertisement -

Falënderoj ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ministren Gërvalla, zëvendësministrin Ahmeti dhe ekipet e tyre për punën e pandërprerë, si dhe partnerët tanë e shtetet anëtare, për përkrahjen e pakursyer.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -