fbpx
3.3 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Kurti: Serbia e shkeli vetë marrëveshjen ku është edhe pika e Asociacionit

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia e ka shkelë Marrëveshjen e Brukselit ku është edhe pika e Asociacionit kur iu dërgoi letra vendeve anëtare të BE-së pasi Kosova dorëzoi aplikimin për anëtarësim.

Presidenti i Serbisë i ka dërguar letra vendeve anëtare të BE-së, sidomos pesë shteteve mosnjohëse kundër aplikimit të Kosovës në BE. Me këtë rast ajo e ka shkelë marrëveshjen më të dashur të Brukselit, atë të 19 prillit 2013, në pikën 14 ku thuhet se Kosova e Serbia nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën për integrimet europiane. Pra marrëveshjen me 15 pika, ku gjashtë pikat e para janë për Asociacionin e ku është edhe pika e 14-të, është shkelë tashmë nga Beogradi prej momentit kur i kanë dërguar letra vendeve të BE-së”.

Kurti tha se kjo marrëveshje u ratifikua në Kuvendin e Kosovës, por s’është ratifikuar në atë të Serbisë, duke shtuar se “s’ka bazë ku thirren ata sepse mbi atë marrëveshje tashmë ndodhet vetë këmba e Serbisë që e ka shkelë në pikën e 14-të.”

- Advertisement -

Kosova, jo vetëm që është shtet i pavarur, por është aq shumë shtet i pavarur nga mosnjohja e Serbisë. Besoj që nervoza në Beograd vjen pikërisht nga kjo pavarësie e dyfishtë e Kosovës. Të pavarur si Republikë, por të pavarur edhe nga mosnjohja e Serbia”.

Kosova dorëzoi dosjen për anëtarësim më 15 dhjetor në Pragë. Ndërkaq, Kurti tha se presidenti serb i dërgoi letrat drejt vendeve anëtare të nesërmen ose të pasnesërmen.

- Advertisement -

Të fundit

Stresi: Gruaja e huaj nuk përmendet, Vedati bëri një gjest të pahijshëm

Stresit duket se i kanë penguar komentet e Vedatit për ish-gruan e tij. Ai është shprehur se një gjë e...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -