Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe në një intervistë të dhënë së fundi dhe përgjigja e tij, ishte mjaft interesante.
Fillimisht, Kurti i ka thënë gazetës “Der Standard” se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon formimin e Asociaconit duke u bazuar në kritere etnike.
Pyetja e radhës që iu shtrua ishte kjo: “Pra ju po përjashtoni një Asociacion me komunitet serb?”.
Këtu, erdhi përgjigja interesante e Kurtit ku përmendi serb, Aleksandër Vuçiq.
“I kam thënë Vuçiqit që e kam përshtypjen se ai nuk dëshiron asociacion të komunave, sepse nuk mund të kërkosh asociacion dhe të thuash çdo jav: Nuk do ta njoh shtetin e Kosovës. Nuk mund të servosh një makiato pa një filxhan kafe.” – tha kryeministri i Kosovës.
Shefi i Qeverisë shtoi se të drejtat e minoriteteve janë shumë të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Kështu, kur të arrijmë te ajo pikë, Serbia do të mund ta bëntë një propozim se sit ë zgjidhet. Ashtu siç ne, do të jemi në gjendje që të bëjmë propozime për çështje që i konsiderojmë të rëndësishme për minoritetet në Serbi.” – tha Kurti.