fbpx
-1.4 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Kurti: Prokuroria ka lëshuar fletarreste ndërkombëtare për 18 serbë që dyshohen për pjesëmarrje në Masakrën e Reçakut

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Masakra e Reçakut nuk mund të fshihet dhe nuk mund të mjegullohet, në akademinë përkujtimore për 24 vjetorin e këtij krimi makabër.

Kurti tha se Prokuroria në Kosovë ka lëshuar fletarreste ndërkombëtare për 18 persona që dyshohet se morën pjesë në këtë masakër.

- Advertisement -

“Duke u thirrur në dëshmitë e kohës, në deklaratat e 63 dëshmitarëve të intervistuar dhe në provat e Tribunalit të Hagës, Prokuroria e Kosovës ka lëshuar fletarreste ndërkombëtare për 18 persona, serbë, që dyshohen për pjesëmarrje në kryerjen e Masakrës së Reçakut”, tha ai.

Kurti citoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për Masakrën e Reçakut.

“Vetëm para më shumë se tri vjetëve, ky president i Serbisë ka deklaraur se Masakra e Reçakut është fabrifikim dhe falsifikim”, tha Kurti, duke kujtuar se të njëjtën deklaratë më 10 dhjetor 2021 e ka përsëritur shefi i intelegjencës serbe, Aleksandar Vulin.

“Ata të cilët mohojnë gjenocidin, ata ëndërrojnë për përsëritjen e tij”, shtoi Kurti.

- Advertisement -

Të fundit

Ramadani: Me ardhjen e Kurtit e Osmanit, do të ndodh gjithçka ndryshe për të mirën e Kosovës

Në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova këtë javë i ftuar special ka qenë studiues i meditimit, Hetem...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -