19.2 C
Pristina
23 Shtator, 2020 - 17:45

Kurti: Projekti për shkëmbim të territoreve ka vdekur, por jo ideja

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një bashkëbisedim përmes platformës ‘Zoom’ që pati me bashkatdhetarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës diskutoi lidhur me gjendjen me pandeminë, ekonominë dhe politikën në Kosovë.

Në këtë diskutim Kurti u pyet edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, ku u shpreh se vetëm projekti ka vdekur por jo edhe ideja.“Projekti i shkëmbimit ka dështuar, por ideja është ende e gjallë.

Në qeverinë time edhe ideja do jetë e vdekur sepse ne do fokusohemi më shumë në zhvillim ekonomik dhe luftim të pandemisë COVID-19”, u shpreh Kurti.

Kurti gjithashtu shtoi se Qeverisë së Kosovës në dialog i premtohet një “gjysmë njohje” derisa ideja për shkëmbim është një maskë për ndarje të Kosovës.

Këto janë negociata asimetrike ku Serbia kërkon më shumë për vete, kurse Qeverisë në Kosovë i premtohet një gjysmë njohje.

Projekti për ndarje ka tre vite që po qarkullon, ku në këmbim përmendet një ulëse kinse në OKB, që unë e vë në dyshim votën e Rusisë dhe Kinës dhe e gjitha kjo pa njohje të Kosovës nga Serbia,” ka shtuar tutje Kurti.

Sipas liderit të LVV-së, kjo ide është maskë e një projekti te vjetër të Serbisë për ndarje të Kosovës.

Të fundit

Nuk mund të jetojnë pa njëra tjetrën, po vjen koalicioni LDK-PDK

Në media u publikua lajmi i takimit të Agim Veliut me Sami Lushtakun dhe Adem Grabovcin, nga i cili takim nuk pritet asgjë tjetër,...

Brenda ditës, asgjësohen dy aeroplanë rusë

Siç njoftojnë mediat ndërkombëtare, të martën më 22 shtator në Tver, është rrëzuar aeroplani luftarak rus Su-30. Aeroplani rus është goditur aksidentalisht gjatë ushtrimeve...

Takimi i radhës Hoti-Vuçiq, vihet në pikëpyetje

Edhe pse ishte paralajmëruar se më 28 shtator, në Bruksel do të zhvillohej takimi i radhës i nivelit të lartë midis Prishtinës dhe Beogradit,...

Serbët po gëzohen që i ndreqën punët me Amerikën, Brnabiq: Nisi epokë e re

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se një epokë e re është hapur në marrëdhëniet ekonomike dhe politike midis Serbisë dhe Amerikës dhe se,...

Të tjera nga rubrika