fbpx
-0.6 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Kurti pret vonë në takim ambasadorin gjerman dhe atë francez: Marrëveshja të arrihet brenda 48-orëshit

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Pas zhvillimeve të fundit sa i përket çështjes së targave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë, Olivier Guérot dhe Jörn Rohde.

Sipas komunikatës së ZKM’së, takimet e djeshme në Bruksel ishin temë qendrore e diskutimit me ç ‘rast kryeministri Kurti i njoftoi ambasadorët me qëndrimet e mbajtura dhe propozimet e dhëna të Republikës së Kosovës përgjatë tyre.

- Advertisement -

Ai e ritheksoi se përmes pjesëmarrjes në takime të ftuara nga ndërmjetësuesit dhe propozimeve të saj, Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitetin, gatishmërinë dhe interesimin për arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër dhe se për dallim nga Serbia, e konsideron si bazë të mirë propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“U theksua nevoja për përpjekje maksimale për arritjen e një dakordimi brenda orëve të mbetura nga afati shtesë prej 48 orësh, ashtu që përafrimi i djeshëm në Bruksel të rezultojë në pajtueshmëri të përbashkët.”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Të fundit

ZbuIimi i skeIeteve dhe Gjigandët e Çamërisë

Shkruan: Fahri XHARRA Flitet se dikur në Tokë jetonin njerëz gjigandë. Disa besojnë në këtë teori e të tjerë jo....
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -