fbpx
-0.9 C
Pristina
E martë, 31 Janar, 2023

Kurti: Po të mos hiqeshin, Policia jonë do të ndërhynte para Vitit të Ri për t’i hequr barrikadat në Veri

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Policia e Kosovës do të ndërhynte para festës së Vitit të Ri për t’i hequr barrikadat, nëse ato nuk do të hiqeshin.

Ai ka thënë se KFOR-it iu dha koha e nevojshme dhe e kërkuar për heqjen e tyre.

Kryeministri Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk e dëshironte ndërhyrjen policore.

- Advertisement -

“Policia jonë do të ndërhynte para Vitit të Ri, nëse nuk do të tërhiqeshin barrikadat.

Ne i dhamë kohë KFOR-it që ta bënte këtë. Ne nuk e donim ndërhyrjen e Policisë”, ka thënë ai për Zërin e Amerikës.

Kurti ka deklaruar se është mirë që ata të cilët i vendosën barrikadat, i hoqën vet.“Bindja ime është që ata i vendosën barrikadat nga frika dhe nga frika edhe i kanë hequr”, ka deklaruar tutje ai.

Kurti ka thënë se Serbia është vend armik në veri. Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të përfundojë në qëndrim vetëfajësues.

- Advertisement -

“Duhet ta kuptojmë që në veri e kemi një shtet armik, që nuk e ndryshon kushtetutën, me ato bazat ofensive.

Do të ishte gabim i madh të hyjmë në tezën e vetëfajësimit, kur kemi një Serbi”, ka deklaruar ai tutje.

- Advertisement -

Të fundit

“A e ka Kurti gati letrën e dorëheqjes?” – kjo është përgjigjia e Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka ndërmend të dorëhiqet,...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -