12.7 C
Pristina
Tuesday, March 21, 2023

“Kurti po i thotë opozitës bëhuni me mua që ta mbrojmë Kosovën, jo me ndërmjetësuesit”

- Advertisement -

Të rekomanduara

Analisti Shkëlzen Gashi ka komentuar bashkëpunimin në mes të opozitës dhe Qeverisë në Kosovë, sa i përket dialogut me Serbinë.

Sipas Gashit, qasja e opozitës duhet të ndryshohet. Ai ka përmendur shumë takime që kanë mbajtur përfaqësuesit e opozitës me zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë që janë akterë në dialog.

- Advertisement -

Gashi ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po kërkon nga opozita që të rreshtohet krahas qeverisë kur vihet në pyetje sovraniteti i vendit.

“Kurti po i thotë opozitës bëhuni me mua që ta mbrojmë Kosovën, jo me ndërmjetësuesit”, thotë ai.

“Serbia ka interesin e vet se nuk mund të shkojë në BE pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Edhe ne ndoshta nuk duhet të merremi me dialog e jo me të tjera. Sot ishte votimi i Byrosë për konfiskimin e pasurisë. PDK mbajti një aksion shumë simpatik para Qeverisë. Ndoshta edhe gazetarët duhet që të bëjnë pyetje ndaj ndërmjetësuesve. Po vijnë këtu ndërsa gazetarët i bëjnë pyetje për Asociacion Kurtit. Pse mos t’i bëhet një pyetje Lajcak për atë se çfarë bisedoi me Vucicin”, shtoi ai.

- Advertisement -

Të fundit

Prishtina mbushet me thirrje për protesta kundër Albin Kurtit, shfaqet me hundë të pinokut

Partia Socialdemokrate (PSD), ka vendosur sot banera të shumtë në kryeqytet. Në disa lokacione të ndryshme, PSD vendosi banerë me...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -