fbpx
-1.7 C
Pristina
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Kurti: Për t’u pajtuar, Serbia duhet të distancohet nga e kaluara e Millosheviqit dhe e tashmja e Putinit

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Kryeministri Albin Kurti në Forumin e Paqes në Paris ka folur për raportet jonormale të Kosovës me Serbinë dhe se si duhet të duket marrëveshja përfundimtare me të.

Kurti tha se Kosova ka qenë pala konstruktive në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE, por se Serbia është ajo që duhet të ndryshojë.

“Bashkimi Europian po përpiqet fort që të ndërmjetësojë mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet të normalizohen marrëdhëniet. Kosova është vend normal, por më duhet ta pranoj që marrëdhëniet e vendit tonë me Serbinë nuk janë normale dhe ato duhet normalizuar. Dialogu në Bruksel është dialog për statusin e marrëdhënieve, por jo për statusin e Kosovës. Pra, bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve që nënkupton marrëveshje përfundimtare, ligjërisht obligative me në qendër të saj njohjen reciproke. Sigurisht që mund të ketë pika të tjera në atë marrëveshje, por njohja e ndërsjellë do të jetë pika qendrore”.

- Advertisement -

Kurti tha se më të si kryeministër, dialogu është parimor, simetrik dhe i barabartë, si dhe shtoi se në këtë proces është konstruktiv e kreativ.

“Në anën tjetër, besoj që Serbia duhet të distancohet së pari edhe nga e kaluara e Millosheviqit edhe e tashmja e Putinit, sepse kjo do të na ndihmonte shumë për të arritur marrëveshjen, për t’i dhënë drejtësi viktimave dhe për të arritur atë marrëveshjen e pajtimit për gjeneratat që do të vijnë”.

- Advertisement -

Të fundit

Nxirret nga rrënojat me cigare në gojë, s’e heq as pas insistimit të shpëtimtarëve

Turqia është goditur të hënën nga një tërmet shkatërrimtar që ka lënë mijëra të vdekur, mijëra të pastrehë dhe...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -