4.5C
Pristina
4 Mars, 2021 - 01:17

Kurti: Nuk dal në debat me multimilionerët, do t’i fitojmë mbi 61 deputetë

Kandidati për kryeministër nga radhët e VV, Albin Kurti, iu është përgjigjur kritikave se pse po refuzon del në debat me kundërkandidatët e tjerë për kryeministër, shkruan Reporteri.net.

Kurti ka thënë se nuk duhet të ketë keqardhje pse nuk po përballet me kandidatët e tjerë në debat.

“Ne gjithmonë kemi qenë ata që kanë bërë debat në parlament e jashtë tij. Por, nuk është debate sikur ne kundër atyre. Sepse ata janë multimilionerë që dëshirojnë të na pengojnë të kthehemi në pushtet”, tha Kurti në emisionin “Debat Pernime”, shkruan Reporteri.net.

Kurti ka ripërsëritur se këto zgjedhje janë referendum.

“Do të fitojmë me F të madhe me mbi 61 deputetë. Këto janë zgjedhjet e para që janë referendum ku shumica popullore duhet të bëhet shumicë parlamentare dhe jemi në kontekstin kur shteti kurrë nuk ka qenë më i kapur. Gara për vendin e dytë është është e qartë”, tha ish-kryeministri Kurti, shkruan Reporteri.net.

Kjo është paraqitja e parë televizive e Kurtit me ekipin e tij që nga fillimi zyrtar të fushatës.

Të fundit

Të tjera nga rubrika