17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Kurti: Në Kosovë ka media që i shërbejnë Beogradit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas tensioneve në Veri të Mitrovicës, por, theksin e ka vënë edhe tek mediat.

Sipas reagimit të Kurtit në Kosovë ka media që i shërbejnë me vetëdije Beogradit, dhe i njëjti porosit qytetarët që të përcjellin me vëmendje vetëm njoftimet nga qeveria e udhëhequr nga ai, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia.

“Përcjellni me vëmendje njoftimet nga qeveria jonë, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, dhe, mos lejoni të dezinformoheni nga mediet e Beogradit zyrtar apo edhe ndonjë medie në Kosovë që me vetëdije u shërben atyre apo pa vetëdije bie pre e tyre”.

Të fundit
Lajme të lidhura