13.4 C
Pristina
Monday, May 27, 2024

Kurti në darkë me gjermanët, prezentë edhe nga FES-i që hartoi Asociacionin

- Advertisement -

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare njofton se mbrëmë, në 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Gjermanisë, ka organizuar një darkë festive.

Siç tregon OEGJK, në darkë, nga Qeveria e Kosovës ishin Kryeministri Albin Kurti, zëvendësi i tij, Besnik Bislimi dhe ministrat Liburn Aliu e Rozeta Hajdari.

- Advertisement -

Me Kryeministrin, përveç nga misioni diplomatik gjerman, darkuan edhe përfaqësues të organizatave gjermane. Mes tyre edhe përfaqësuesit e fondacionit Friederich Elbert Stiftung, të cilët së fundmi e kanë hartuar një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës.

OEGJ, në këtë përvjetor, ka bërë një përmbledhje të përkrahjes që Gjermania i ka bërë Kosovës nga çlirimi i saj prej Serbisë.

- Advertisement -

“Nga viti 1999 në Kosovë kanë ardhur 660 milionë euro përkrahje nga Qeveria Gjermane, teksa investimet e huaja direkte nga viti 2007 deri në vitin 2022 kanë kapur shifrën prej 1 miliard e 51 milionë euro. Adresë e parë për investitorët që vijnë nga Gjermania është Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, që me një anëtarësi prej 200 kompanive përbën një nga katalizatorët e bërjes biznes mes kompanive kosovare dhe gjerman”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -