2.9C
Pristina
6 Mars, 2021 - 05:33

Kurti: Në çdo takim me ndërkombëtarët do t’ia kërkojmë borxhin Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nëse vjen në pushtet, “do ta nxjerrë Kosovën nga pazaret me Serbinë”.

Ai është zotuar se do t’ia kërkojë borxhin Serbisë në çdo takim me ndërkombëtarët.

Ne jemi të vendosur që ta nxjerrim Kosovën edhe nga korrupsioni i pushteteve të pasIuftës, por edhe nga pazaret me Serbinë, e cila i ka shumë borxh popullit të Kosovës edhe gjatë okupimit, edhe gjatë Iuftës.

Serbia ka kryer kr.ime të Iuftës, kr.ime kundër njerëzimit dhe gjenocid, andaj ne do të përfaqësojmë me dinjitet Kosovën dhe në çdo takim ndërkombëtar apo të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët do t’ia kërkojmë borxhin Serbisë”, ka thënë Kurti për KP, pas homazheve që bëri tek varri i aktivistit Arben Xheladini, në 14-vjetorin e demonstratës, ku pos Xheladinit, i vrarë mbeti edhe Mon Balaj.

Kurti është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër. Ai në zgjedhjet e 14 shkurtit megjithatë s’do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet për parlamentin, për shkak të dënimit për vepër penale në tri vitet e fundit.

Të fundit

Të tjera nga rubrika