23.2 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Kurti: Morëm dritën e gjelbërt nga Komisioni i Venecias, nis Vettingun dhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme

Kryeministri Albin Kurti sot përmes një konference me Albulena Haxhiut kanë prezantuar nisjen e procesit të Vetinggut dhe konfiskimit të pasuris së paligjshme.

‘’Jo rrallëherë drejtësia është sfiduar në mënyra që nuk duhet toleruar. Është detyre e jona që të veprojmë përmes reformave të mira. Përmes prokurorëve energjikë e gjyqtarëve të mençur. Gjyqësorja e tillë kërcënon lirinë e sfidon shtetësinë. Reformimi i gjyqësorit përbrenda me akterët aktual nuk është i mundur. Këtë e kemi të konfirmuar prej Komisionit të Venecias. Rivlerësimin e verifikimin e aftësive të krerëve e nisim me mekanizmat e jashtëm të pavarur nga çdo ndërhyrje.

Prezantojmë fillimin e reformës substanciale në sistemin gjyqësor. Vettingun dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Besimi që kemi marrë nga ju, na ka dhënë kurajo në Iuftimin e KRlMlT dhe korrupsionit. Reformat e propozuara janë adekuata edhe në pajtim me vlerat demokratike.

Të fundit
Lajme të lidhura