Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është mallëngjyer për vitet e shkollës së mesme, pasi sot në kryeministri ka pritur profesorin e Gjeografisë, Ismetin dhe profesorin e Fizikës, Florinin.
Gjithashtu në këtë takim ka qenë edhe shoku i klasës së Kurtit, Alushi
Kurti në Instagram ka shkruar se vitet ikin pakthim, megjithatë kujtimet mbesin.
“Prof. Ismeti i Gjeografisë dhe Prof. Florini i Fizikës dhe Alushi i klasës sime IV/3. Tri dekada më vonë, nga Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Kryeministri. Vite të numëruara që ikin pa kthim, kujtime të panumërta që mbeten përjetë”, ka shkruar Kurti.