3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kurti: Lojërat “Tërhiq e mos e këput” të diktatorit Vuciq

- Advertisement -

Nga: Faton Kurti

- Advertisement -

Vuçiq pas takimit me KM Kurti në Ohër, kthehet si triumfues dhe komod në Beograd duke e marrë garancinë e “Zajednicës” me vete dhe duke mos i dhënë Kosovës asgjë!

Vuçiq me dinakërinë e tij politike, amatorizmin politik të Kosovës dhe neglizhencën apo kompromentimin e negociatorëve ndërkombëtarë e solli prapë çështjen e Kosovës në tavolinën e negociatave!

- Advertisement -

Si është e mundur që një krimineli lufte siç është Vuçiq ti lejohet që të tallet me ne shqiptarët dhe ndërkombëtarët në stilin e njohur të Millosheviqit (kasapit të Ballkanit)!

Si është e mundur që këtij kriminel ti lejohet të shkelë mbi gjakun e mijëra fëmijëve, grave dhe burrave shqiptarë të vrarë nga regjimi i të cilit Vuçiq i përkiste!

A do të lejonin ndërkombëtarët që pas luftës së dytë botërore që ministri i Propagandës Naziste Gjermane, Joseph Göbbels të bëhej President i Gjermanisë së pas luftës dhe të luante me fatin e Francezëve të cilët e fituan luftën e dytë botërore?

- Advertisement -

NATYRISHT QË JO – por sot nga shqiptarët kërkohet e kundërta, të ulemi në një tavolinë me ministrin e propagandës së Millosheviqit (kasapit të Ballkanit) dhe ai të vendoste për fatin e shqiptarëve!
Sipas Republikanëve të Kosovës, Vuçiq duhet ta ketë vendin në Hagë për krime lufte e jo në tavolinën e negociatave.

Për këtë arsye Republikanët e Kosovës dhe ata të Serbisë dërguan letër presidentit Biden që presidenti Vuçiq të gjykohet në Hagë për krime lufte.

Sesi duhet të duket një marrëveshje paqe mes Kosovës dhe Serbisë, ne Republikanët e Kosovës dhe ata të Serbisë e demonstruan me 13 Mars 2023 në Prishtinë!

(Autori është kryetar i Republikanëve të Kosovës. Shkrimi është botuar në profilin e tij në facebook)

“Kërkim falje për gjenocidin serb në Kosovë dhe njohje reciproke pa kushte mes Kosovës dhe Serbisë”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -