5C
Pristina
27 Shkurt, 2021 - 10:50

Kurti kundërshton furnizimin me vaksina anti-Covid nga Rusia e Kina

Kosova me qeverisjen e Albin Kurtit nuk do të furnizohet me vaksina anti-Covid nga Rusia e Kina. Kështu po deklaron kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti ka argumentuar se orientimi i Kosovës çdoherë ka qenë Perëndimi”, ka deklaruar Kurti në një intervistë për Euronews.

Tutje ai ka thënë se në rast se do të mbahej ndonjë referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai do të votonte pro.

Kurti këto deklarime i bëri përgjatë një interviste me Euronews, vetëm disa ditë pasi partia e tij Vetëvendosje fitoi pjesën më të madhe të votave në Kosovë deri më tani, duke i hapur rrugën Kurtit për të formuar qeverinë.

“Ne ende nuk kemi ligj për referendume në Kosovë, por dy referendume ndërmjet shtetit tonë dhe Shqipërisë do ta zgjidhnin një gjë të tillë”, deklaroi Kurti, kur u pyet nëse e mbështet ende idenë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë.

“Sapo që të përforcohej shteti i Kosovës. Pasi që të arrijmë ta bëjmë atë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Mendoj se do të votoja pro. Po”, deklaroi tutje Kurti, pasi u pyet se si do të votonte në atë referendum.

Ndër të tjera, Kurti ka folur edhe për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, për të cilin ka thënë se do kërkojë reciprocitet nga Serbia.

“Jam gati të përfshihem në një dialog ku ka përfitime. Por mendoj se nuk është e pranueshme për askënd në Kosovë – natyrisht, duke përfshirë edhe mua – që të përfshihen në një dialog ku supozohet se do të kompensojmë shtetin e Serbisë për humbjen e këtij shteti gjatë kohës së Millosheviqit. Serbia kreu gjenocid në Kosovë”, deklaroi i pari i VV’së.

Të fundit

Të tjera nga rubrika