Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Gjergj Kastiorti – Skënderbeu, në 555 vjetorin e vdekjes.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se Skënderbeu vazhdon të frymëzojë me historinë e tij.
“Edhe gati gjashtë shekuj nga koha kur jetoi, Skënderbeu vazhdon të frymëzoj me historinë e tij. Skënderbeu ishte strategu ushtarak gjenial i cili me trupa ushtarake numerikisht të kufizuara, arriti t’u bënte ballë ushtrive të mëdha të forcës politike më të fuqishme të kohës, Perandorisë Osmane. Skënderbeu ishte politikani që arriti t’i bashkonte në Lezhë (1444) në një aleancë politike dhe ushtarake, dinastët e shumicës së fisnikërisë arbërore, pasi kishin rënë me radhë nën vasalitetin ose dominimin e osmanëve.” – ka shkruar ai.
Në fund, Kurti ka thënë: “Lavdi heroit të shqiptarëve Gjergj Kastriotit Skënderbeut për jetë e mot!”