12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kurti konfirmon marrëveshjen, ka vërejtje që Serbia s’po e nënshkruan

- Advertisement -

Pas takimit 12 orësh tripalësh në Ohër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është deklaruar për media.

Kurti tha se pala serbe po i ik nënshkrimit të marrëveshjes, dhe e njëjta po ndodh edhe me aneksin e zbatimit.

- Advertisement -

“Pala serbe po i ikë nënshkrimit të marrëevshjes tash edhe me aneks. i takon BE që ta gjej mekanizimin që ta bëj statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme. Sa për aneksin e zbatimit, ai do të publikohet në web faqen e BE. aty do ta lexoni e do ta kuptoni se cka ka e cka nuk ka”.

Kurti tha se Kosova ka qenë e gatshme ta nënshkruaj edhe marrëveshjen më 27 shkurt, edhe aneksin e zbatimit sot më 18 mars në Ohër.

- Advertisement -

“Pajtimi publik është arritur, por pala tjetër po i ikë nënshkrimit, i cili do ta bënte marrëveshjen dhe statusin e saj ligjërisht të obligueshme, ndërkombëtarisht të obligueshme. Ne kemi qenë të gatshëm që më 27 shkurt, ne ishim të gaytshëm edhe sonte.

Marrëveshja bazë është njohje e ndërsjelltë de fakto. Kjo është njohje defacto mes Kosovës dhe Serbisë. Sot mund të themi që e kemi edhe aneksin e zbatimit përcjelles, por i ikën nënshkrimit të marrëveshjes bazë, e i ikën edhe nënshkrimit të aneksit të zbatimit”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -