11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Kurti komenton aksionin e PSD-së që ia zbardhi me miell ministrin e tij

Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme u deklarua edhe rreth sulmit të djeshëm të PSD-së ndaj minstrit Hekuran Murati.

Kurti tha se kjo u bë për inati.

- Advertisement -

“Nëse je kundër kësaj pakoje, mund të ndërmarrësh edhe aksion kundër ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve. Përndryshe, nuk kemi të bëjmë as me kritika as me kundërshtim, veçse me inati. Pra mund të jesh kundër kësaj pakoje, ose mund të jesh i udhëhequr nga inati. Secila më keq se tjetra”, tha ai.

Gjithashtu në këtë konferencë, Kurti dhe Haxhiu thanë se nga këtu do të nisen për në Kuvendin e Kosovës për t’ia dorëzuar dosjen e vettingut, e cila do të procedohet tutje nga deputetët.

“Besimi në drejtësi ngërthen në vete besimin në shtet. Kemi vendosur reformën në drejtësi si prioritet të Qeverisë. Puna e nisur nuk mund të mbarojë pa vettingun, dhe sigurimin që institucuionet e parandalojnë krimin, gjykatat shqiptojnë dënimet e merituara dhe burgjet rehabilitojnë të dënuarit dhe qytetaret kthejnë besimin në rendin dhe ligjin”, tha Kurti në konferencë për media.

Kurti: Sot do ta dërgojmë tek deputetët Vettingun

- Advertisement -

 

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -