fbpx
0.3 C
Pristina
E shtunë, 28 Janar, 2023

Kurti: Ka dëshmi që Brigada e Veriut, Grupi Wagner, Ujqërit e Natës ishin në barrikada, fotot i çuam në Prokurori

Duhet Lexuar

Kryeministri Albin Kurti për një gazetë holandeze ka zbuluar disa informata në lidhje me barrikadat që u ngritën së fundi në veri të vendit.

Ai tha se njerëzit që qëndruan në barrikada u sollën me autobusë nga Serbia dhe se ndër ta kishte edhe persona të maskuar të Brigadës së Veriut, Grupit Wagner dhe Ujqërit e Natës, për të cilat tha se ka foto e video që tashmë janë dërguar në prokurori.

- Advertisement -

“Njerëzit po sillen me autobusë nga Serbia për të udhëhequr barrikadat. Ne kemi prova se këta janë njerëz të maskuar me shenja të milicisë ruse Wagner, Ujqërit e Natës (një bandë ruse motoçikletash besnike ndaj Putinit) dhe të ashtuquajturës Brigadë e Veriut”, ka thënë Kurti për gazetën NRC, derisa ka shtuar se nuk mund t’i publikojë këto prova meqë “pozicioni nga i cili janë marrë fotot dhe videot mund të tradhtojë burimet tona”.

“Ne do të duhet të vendosim sundimin e ligjit në veri të Kosovës për të trajtuar realisht paligjshmërinë atje.”

Kurti ka folur edhe për prezencën e NATO-s në Kosovë, duke thënë se nëse Aleanca s’do të ishte në vend, “serbët do të na masakronin përsëri”.

Përveç kontrabandës dhe krimit, Kurti ka thënë se thesari i shtetit është i prekur kryesisht nga fakti se askush në veriun e Kosovës nuk paguan për furnizimin me energji elektrike.

- Advertisement -

“Ne po rrjedhim gjak financiarisht për këtë. Ne i dhamë një licencë kompanisë së tyre të energjisë dhe bëmë një marrëveshje në qershor për ta zgjidhur këtë, por kjo nuk po zbatohet. Kaq i kushton autonomia serbe. Autokratët e shohin bujarinë tonë si dobësi.”

- Advertisement -

Të fundit

Vijojnë suImet në SHBA, tre të vrarë

Tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në Kaliforni të shtunën...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -