16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Kurti flet për ofertën e Erdoganit për t’u përfshirë në dialogun me Serbinë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan gjatë qëndrimit të tij në Beograd në një konferencë shtypi ka thënë se Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetje në çdo mënyrë që mundet për të arritur një zgjidhje në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë deklaratë është pyetur, kryeministri, Albin Kurti, i cili ka thënë se dialogu bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit dhe ndihmohet nga SHBA.

- Advertisement -

Ai me tej, ka thënë se një ndihmë nga një mik është e mirëseardhur.

“Ata i kanë agjendat e tyre dhe ne Turqinë e kemi shtet mik dhe aleat. Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – ku Kosova nuk është aty temë por palë – bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit dhe ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nesër do të vijnë përfaqësuesit specialë nga Berlini dhe Parisi që do ta shoqërojnë ndërmjetësin Lajçak, por natyrisht që ndihma e të gjitha shteteve tona mike është e mirëseardhur”, tha Kurti.

Ai tutje ka thënë se vizita e Erdoganit, kishte në fokus Bosnjën.

- Advertisement -

“Përshtypja ime është që kjo vizitë ka pasur të bëjë më shumë me Bosnjën, sepse e konsiderojnë si një vend shumë më të rrezikuar se Kosova. Sepse Serbia dhe Kroacia kanë ndikime të fuqishme në Bosnjë dhe vizita në Ballkan kësaj radhe e presidentit turk lidhet me Bosnjën”, tha Kurti.

Presidenti turk ka nisur një vizitë të disa vendeve si Bosnja, Serbia, Kroacia që ka për qëllimin nxitjen e marrëdhënieve ekonomike. Në planin e vizitave të Erdoganit nuk është përmendur Kosova.

 

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -