4.1 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

“Kurti është si një uragan, si një stuhi e cila rrafshon çdo gjë që i del përpara”

- Advertisement -

Krijimi i Asociacionit serb në Kosovë, tash e sa kohë ka krijuar debate të ashpra.

- Advertisement -

Ky debat po bëhet pasi Qeveria Kurti aktualisht është duke e refuzuar kategorikisht këtë.

Edhe pse po kërkohet nga shtetet mike të Kosovës, kryeministri Albin Kurti nuk është duke lëshuar ‘pe’ në këtë drejtim.

- Advertisement -

Ai madje disa herë ka thënë se “Zajednica nuk kalon”.

Në lidhje me këtë, analisti politik prof. Binak Maxharraj thotë se përveç Serbisë edhe opozita në Kosovë po e kërkon themelimin e Asociacionit.

Maxharraj thotë se nëse kjo refuzohet nga Kurti, atëherë shton se ndërkombëtarët, opozita në Kosovë dhe Lista serbe do të shohin si zgjidhje dorëheqjen e Qeverisë.

- Advertisement -

Ai thotë se pas kësaj do të vijnë në pushtet ata që do të kryenin Asociacionin.

“Avdullah Hoti do ta bënte këtë, ashtu siç e kishte nënshkruar Isa Mustafa. Ndërsa Kurti i ka dy rrugë përpara, ose të nënshkruajë Asociacionin ose të jep dorëheqje dhe të çoj vendin në zgjedhje të parakohshme të cilat do t’i fitonte edhe më fuqishëm”, thotë Maxharraj.

Profesori thotë se po habitet nga çasja e Gabriel Escobarit.

“Ai ka thënë se ‘nëse Qeveria nuk e bën Asociacionin, do ta bëjnë strukturat alternative si ndonjë OJQ etij’. Kjo është vërtet shqetësuese sikur të kishte thënë ndonjë fillestar, por të thuhet nga diplomati i karrierës Escobar është e tmerrshme dhe skandal diplomatik”, thekson profesori.

Sipas tij, qeveria Kurti do të kalojë edhe këtë sfidë të rëndësishme.

“Kjo Qeveri nuk do të formojë, e as që duhett të formojë Asociacionin fantom e të imponuar dhunshëm, dhe Albin Kurti nuk do të dorëhiqet, sepse Kurtin nuk e sollën në Qeveri as ndërkombëtarët, as serbët e as Vuçiqi. Albin Kurti nuk u bë kryeministër as me dëshirën e Isa Mustafës, as Ramush Haradinajt e Memli Krasniqit, as Lumir Abdixhiku e të tjerët të cilët natë e ditë e lutin Zotin që të bie Qeveria Kurti, ashtu siç lutet edhe Vuçiqi”, thotë ai.

Ai tutje shprehet se Qeveria Kurti nuk është as rezultat i makinacioneve e pazareve siç ishin Qeveritë Thaçi, Haradinaj e Mustafa.

“Këtë duhet që ta dinë që të gjithë, sepse qeverinë Kurti nuk e mbrojnë ata që duan ta rrëzojnë, por atë e mbron vota e popullit. Pra Kurti nuk është një tra që mund të luhet lehtë. Qeveria është e fortë dhe e qëndrueshme, kurse vet Kurti është si një uragan, si një stuhi e cila rrafshon çdo gjë që i del përpara”, potencon ai.

Sipas tij, Kurti është i pathyeshëm dhe njeri që nuk dorëzohet.

“Kurti punon jo për vetën për t’u pasuruar, por për shtetin, për të mirën e popullit, sepsa ai ka shumë premtime që ia ka dhënë popullit gjatë fushatës se do të çmontoi shtetin e kapur nga kriminelët dhe bandat e klaneve të ndryshme, se do të luftojë korrupsionin dhe po dëshmohet me këtë. Pra Albin Kurti nuk dorëhiqet, sepse ka ende shumë punë për të kryer, e që ia ka premtuar popullit”, përfundon profesori Binak Maxharraj./Bota Sot

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -