17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Kurti e Osmani e konfirmojnë që Blinken ua ka hapur temën e Manastirit të Deçanit

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë konfirmuar se në takimin me Sekretarin amerikan të Shtetit është hapur tema për Manastirin e Deçanit.

Osmani tha se çështja u shtrua në bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, derisa Kurti la të nënkuptojë se kjo temë u rrah për pak kohë.

“Manastiri është shtruar në kontekstin që është shtruar edhe më herët nga pala amerikane, pra në kontekstin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Osmani.

Kurti në përgjigje përsëriti se marrëdhëniet me Serbinë s’janë normale.

80% të vëllimit kohor ka pasë të bëjë për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-SHBA dhe konteksti ndërkombëtar.

SHBA e njeh plotësisht siç ajo e ka shpallë vetën – shtet i pavarur, sovran dhe demokrati. Kosova për SHBA-në është shtet normal.

Ajo çka e pranojmë janë marrëdhëniet me Serbinë s’e ka normale”.

Të fundit
Lajme të lidhura