4.5C
Pristina
4 Mars, 2021 - 01:30

Kurti: Dilni votoni, bëhuni pjesë e historisë më 14 shkurt

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se mërgata e Kosovës është duke votuar masivisht për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Kurti me anë të një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook ka thënë se një pjesë e diasporës pos që ka dërguar votat me postë, disa prej tyre janë nisur me autobusë drejt vendit për 14 shkurt.

“Mërgata është duke votuar masivisht, votat disa janë duke i dërguar me postë dhe disa të tjerë janë nisë me autobusë drejt vendit”.

“Ne që jemi në Kosovë nuk kemi arsye për të mos dalë, të duhet të dalim të votojmë. Së bashku, duhet të bëhemi të gjithë pjesë e historisë më 14 shkurt. Krejt duhet të zgjedhim drejt dhe ta votojmë LVV-në”, ka thënë Kurti.

Të fundit

Të tjera nga rubrika