12.2C
Pristina
24 Shkurt, 2021 - 19:02

Kurti: Brezi i ri në Kosovë ka nevojë për jetë të dinjitetshme në vendin e vet, prandaj 14 shkurti është referendum

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se brezit i ri në Kosovë ka nevojë për jetë të dinjitetshme në vendin e vet, prandaj edhe zgjedhjet e 14 shkurtit janë referendum.

Kurti përmes një videoje live në Facebook, u shpreh se fushatën mund ta përmbledh me fjalët drejtësi dhe punësim.

“Me 2 fjalë mund të përmblidhet kjo fushatë e jona. Na nevojitet drejtësi dhe punësim. Ama jo drejtësi veç në gjykata, por drejtësi në tërë shoqërinë dhe jo punë sa për punësim, por punësim profesional. Qytetarët tanë, posaçërisht ata të brezit të ri, kanë nevojë për jetë të dinjitetshme në vendin e vet. Prandaj janë rëndësi këto zgjedhje, andaj 14 shkurti është referendum”, ka thënë shkurt Kurti.

Të fundit

Të tjera nga rubrika