16 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Kurti bën thirrje për kursim të energjisë: Çmimi është vazhdimisht në rritje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një fjalim në mbledhjen e 48-të të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

Ai në fjalimin e mbajtur ka folur në lidhje me energjinë elektrike, duke thënë se çmimi është vazhdimisht në rritje.

- Advertisement -

Kurti tha se për të dal nga kjo krizë energjetike, mënyra më e mirë është kursimi.

Ai poashtu theksoi se kanë ndarë 100 milionë euro për të zbutur ndikimin e rritjes së faturave të energjisë.

“Ne tashmë kemi ndarë 100 milionë euro për të zbutur ndikimin e rritjes së faturave të energjisë për qytetarët, por çmimi i energjisë është vazhdimisht në rritje, prandaj na duhet një debat i hapur dhe i sinqertë mes nesh mbi gjendjen që jemi dhe sfidën që kemi përpara në mënyrë që gjatë dimrit të fokusohemi në atë që është e mundur e mbi të gjitha është kursimi i energjisë”, deklaroi ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -