fbpx
-1.2 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Kur vendos flamur tjetër tek produktet serbe, dënohen deri në 10 mijë euro mbi 30 biznese

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Inspektorati i Tregut, i ka gjobitur mbi 30 biznese në shumë prej 1 mijë deri në 10 mijë euro, pasi ka konstatuar se flamuri i origjinës tek produktet ose nuk është vendosur ose është ndërruar.

Sipas ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në raste të shpeshta është duke u vendosur etiketa e flamurit të shteteve të Evropës në produkte që janë me origjinë të shteteve fqinje të Kosovës.

- Advertisement -

“Në mbi 30 raste kur Inspektorati i Tregut ka konstatuar që shitësit nuk kanë vendosur etiketën apo kanë bërë ndërrim të etiketës së flamurit të origjinës së produktit, janë ndëshkuar me gjobë në vlerë prej një mijë (1,000) euro deri në dhjetë mijë (10.000) euro si masë ndëshkuese”, thuhet në njoftim.

“Me këtë rast ftojmë qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

- Advertisement -

Të fundit

HeIIbanianz, shqiptarët që po ‘tmerrojnë’ britanikët: S’ka poIicë që i ndalon

Gangsterët shqiptarë të veshur me Balaclava që përdorin automatikë kanë pushtuar rrugët e Londrës, duke shkaktuar britanikët. Një artikull i...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -