7.7 C
Pristina
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

“Kur lavdoja Hashimin, ma rrehnin krahun”/ Çun Lajçi ka disa fjalë pas kërcënimeve që po pranon kur po flet për Kurtin!

Gjatë ditës së djeshme aktori shqiptar Çun Lajçi, ka treguar që ka pranuar kërcënime nga disa persona të panjohur.

Aaktori ka dalur në qytet duke I kërkuar ata persona që e kanë kërcënuar.

- Advertisement -

“Jam tue i kërkua trimat, që kur shkrueja: Hashimi asht UÇK-ja ma rrehnin krahun, ndërsa tash edhe i pari edhe i dyti po duen me m’vjerrë n’konop, që thashë mos e përbijni Albinin se keni çka me përbi përtej Ibrit”, shkroi Lajçi.

Ndër të tjera aktori tha se me shamje nuk shtohet kombi as nuk pastrohen yzderhanet!

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Me shamje nuk shtohet kombi!

Jam dalë n’çarrshi e po e kërkoj nji trim me ba sevap me mua!

At trimin fjalë madh po e kërkoj, që m’shau fëmijët n’djep e m’çoi fjalë se ka me m’lidhë si qenin mbas kerrit e ka me m’ngreh zhag, rrugëve t’atdheut.

- Advertisement -

__Por s’e mora vesh, cilit atdhe, se ai i paska dy: Kosovën e braktisun e Evropën e gjetun!

E bleva edhe konopin, se thashë, mos nuk i ka qëllua trimit me vete, e bjen n’hall me qafën time t’hollë, e s’ka me çka me lidhë të bytha e benzit!

Ju e dini se artisti nuk mban kravatë me kapë si kalin për kërpeshi e me lidhë n’hu! As kaçurrela s’kam si dikur, me pasë ku me m’kap trimi i mërgimit!?

Jo nuk po tallem, por po e flas t’vërtetën. N’qytet jam tue bredhë që t’më shohin se kujtojnë se jam futë n’birën e minit e hjekin keq me m’gjetë.

Jam tue i kërkua trimat, që kur shkrueja: Hashimi asht UÇK-ja ma rrehnin krahun e m’thonin: Ashtu artist, ti je ndera e kombit! Shkruej e mos hesht!

Çka po han? Çka po pin?

Por kur shkrova se Gjenerali i Dukagjinit asht hero i gjallë, ata t’parët ma kthyen shpinën e m’thanë, merru me art sa s’ti kemi zbutë brijtë, se nuk t’ka hije me folë për politikë!

Tash edhe i pari edhe i dyti po duen me m’vjerrë n’konop, që thashë mos e përbijni Albinin se keni çka me përbi përtej Ibrit!

Po!

Jam dalë n’Çarrshi me konop samari e po i kërkoj trimat me m’lidhë mbas xhipave t’zi e me m’kurtalisë, se nuk jetohet me kërcnime, hajni e mashtrime!

Me shamje nuk shtohet kombi as nuk pastrohen yzderhanet!

Rrugëve t’Prishtinës,07.11.2022

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -