fbpx
-4.2 C
Pristina
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Kur Kobra e luante heroin duke ndërhyrë në punën e zjarrfikësve

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Personazhi kontrovers, Dibran Hoxhaj i njohur si Kobra, është arrestuar sot nën dyshimet për vrasjen e një 31-vjeçari nga Kukësi i Shqipërisë.

Hoxhaj është njohur edhe më herët për zënkat, rrahjet dhe problemet që ka shkaktuar. Përkundër kësaj, ai veten e quante njeri humanist që ka dëshirë t’u ndihmojë të tjerëve.

- Advertisement -

Madje, Kobra kryente shpesh edhe ritet fetare, nëse jo rregullisht. Fotografitë pas faljes së namazit, i ndante në rrjete sociale.

Një video që e kishte publikuar Kobra, shihet teksa gjatë një ndërhyrjeje të zjarrfikësve në një rast zjarri, ai arbitrarisht ngjitet në katin e dytë ku ishte zjarri, dhe merr pajisjet për ta shuar zjarrin.

Nga poshtë, zjarrfikësi dhe qytetarë kalimtarë, thërrasin emrin e tij që të tërhiqet nga rreziku.

Ndërhyrja e tij joprofesionale ndaj punës së zjarrfikësve, që mund të jetë edhe shkelje ligjore, përveçse pengesë, nuk sjell asnjë rezultat konkret për fikjen e zjarrit.

- Advertisement -

Megjithatë, kjo kishte mjaftuar që Kobra të ndihej hero për një moment.

“Kur është në pyetje jeta e qytetarëve s’e kursej jetën time”, kishte shkruar Kobra, duke e lënë të paqartë se jetën e cilit qytetar e kishte shpëtuar.

Video KËTU.

- Advertisement -

Të fundit

Pamje apokaliptike: Momenti kur ndërtesa në Aleppo të Sirisë bëhet rrafsh me tokë

Mbi 1 mijë e 200 persona kanë vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri. Mijëra ndërtesa u rrënuan krejtësisht nga...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -