fbpx
2.2 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

“Kur i Iini europianët, merrni shumë fjaIë e pak veprime”, vije kërkesa që diaIogu të udhëhiqet nga amerikanët

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ish-emisari i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se SHBA-ja duhet të marrë rolin udhëheqës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne shohim që negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës po dështojnë, sepse Departamenti i Shtetit po negocion me europianët – dhe kur i lini ata të udhëheqin – ju merrni shumë fjalë dhe pak veprime”, tha ai për televizionin publik serb.

- Advertisement -

Grenell shtoi se është e nevojshme që “liderët amerikanë të udhëheqin” dhe se ata kanë besimin e të dyja palëve.

Derisa për kryeministrin Albin Kurti ka thënë se “s’i ka pëlqyer asnjëherë asnjë ide”.

“Shiko, mendoj se ne e dimë që Kurti thjesht nuk është i dobishëm në këtë situatë. Kam biseduar me të dhe ai është dikush që nuk i ka pëlqyer kurrë asnjë ide. Ai hodhi poshtë çdo ide që i ofronin amerikanët. Tani ai hedh poshtë idetë e ofruara nga europianët. Edhe administrata Biden duhet ta kritikojë atë. Unë gjithashtu mendoj se ai nuk po i shërben popullit të tij. Nuk ndihmon në këtë situatë. Na mungon Thaçi këto ditë”.

Ai tha se kur ishte Administrata Trump, “Kurtin ne e trajtonim shumë ashpër”.

- Advertisement -

“Ne në administratën Trump mendonim se të ulesh rreth tavolinës dhe të flasësh për politikën nuk do të shkonte askund. Ne donim zhvillim ekonomik. Kjo do t’i çonte gjërat përpara”.

Grenell sërish e tha që Presidentit Biden i duhet një emisar për këtë proces, derisa më herët e kishte propozuar veten për këtë pozitë.

Ai tha se Trumpin e informonte personalisht për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe se ka mbajtur kontakte të rregullta edhe me Parisin e Berlinin.

- Advertisement -

Të fundit

Deputetja shqiptare në Kroaci i reagon presidentit Millanoviq

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, ka reaguar pas deklaratave jo-diplomatike të presidentit kroat Zoran Millanoviq. Ai mes tjerash ka...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -