16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

“Kukulla e hekurt” e Putinit tregohet pishman, përmend suImin bërthamor në Londër dhe funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II

Një propagandiste ruse i ka kërkuar në mënyrë tronditëse presidentit Vladimir Putin që të shkaktojë shkatërrim në Britani me një suIm bërthamor.

Ekspertja ushtarake kryesore e televizionit rus kombëtar, e njohur ndryshe si “Kukulla e hekurt” e Putinit dje pohoi se Kremlini duhet të kishte goditur kryeqytetin e Londrës, gjatë funeralit shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.

- Advertisement -

Ky pohim vjen si kërcënimi më i fundit rrëqethës nga kanalet shtetërore të Putinit, në mes të pengesave të vazhdueshme për forcat e tij të armatosura në Ukrainë.

Moska gjithashtu ka fajësuar Britaninë për nxitjen e veprimit perëndimor kundër Kremlinit.
Komandanti ushtarak, Andrey Gurulev tha se kërcënimet perëndimore ndaj referendumeve të planifikuara për bashkimin me Rusinë në zonat e pushtuara të Ukrainës duhet të shihen si një vijë e kuqe.

Gjenerali, i cili është anëtar i komitetit të mbrojtjes të parlamentit rus, tha në TV: Nëse ekziston një kërcënim real për territorin rus, ne kemi plotësisht të drejtë të përdorim armë bërthamore.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -