7.3 C
Pristina
E diel, 3 Nëntor, 2024

Kujt iu ngrit e kujt iu uI paga, krejt çka ndodhi dje pas pubIikimit të koeficientit të ri të rrogave në Kosovë

- Advertisement -

Koeficienti i ri i pagave ka shkaktuar ndryshime të mëdha në disa sektorë publik.

- Advertisement -

Ndërsa, rritje të pagave parashihet për kryeministrin, sistemin e arsimit, shëndetësinë, Policinë dhe FSK-në, ulje do të ketë për disa kategori.

Ulje të pagës do të ketë edhe për presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ndonëse do të ketë koeficientin më të lartë në vend.

- Advertisement -

Sipas Ligjit për paga në sektorin publik, koeficienti për pozitën presidentit/es do të jetë 18 që i bie se paga e të parit të shtetit të jetë 1 mijë e 890 euro në vitin 2023, nga 2743 euro sa ishte më parë.Në anën tjetër rritje të pagës do të ketë për kryeministrin e vendit.

Kurti do të marrë pagë mujore prej 1 mijë e 785 eurosh. Deri tani, ai merrte 1 mijë e 305 euro në muaj.

Po këtë pagë do ta marrë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nga 2040 euro sa e kishte më parë.Nga ulja më drastike pësuan sistemi gjyqësor.

- Advertisement -

Me përcaktimin e vlerës së re të koeficientit, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kosovë pritet të ulen ndjeshëm.

Sipas KDI-së “ky koeficient e zhvlerëson pozitën e gjyqtarit dhe prokurorit duke ua ulur pagat për rreth 25%.Kështu një Gjyqtar i Gjykatës Themelore do të paguhet 1260 euro ndërkohë që paga e tij/saj bazë ishte 1600 euro në muaj” thuhet në reagim.

Gjyqtari në Gjykatën Supreme do të paguhet 1 mijë e 627 euro. Ai në departamentin special të Gjykatës Themelore 1 mijë e 396 euro.

Gjyqtari që trajton krimet e rënda dhe rastet me të mitur do të paguhet 1 mijë e 344 euro.

Kurse, gjyqtari në Gjykatën Themelore do të paguhet 1 mijë e 260 euro.

Nga 3,450 euro sa aktualisht marrin Kryeprokurori i Shtetit dhe kryetari i Gjykatës Supreme, me Ligjin e ri për paga pritet të jetë 1,785 euro apo 1,665 euro më pak.Ka reaguar edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), duke kundërshtuar vlerën e koeficientit të Ligjit të Pagave prej 105 euro, të caktuar nga Qeveria e Kosovës të mërkurën.Përmes një komunikate për media, KPK-ja ka thënë se në vazhdimësi ka marrë pjesë në grupet punuese gjatë procesit të hartimit të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, me ç’rast ka ofruar propozime dhe komente konkrete lidhur me këtë ligj, “por të cilat nuk janë marrë parasysh nga organet përkatëse”.

Pas publikimit të koeficientit të pagave për sektorin publik, ka reaguar edhe Oda e Mjekëve të Kosovës.

Mbi 55 për qind të mjekëve nuk pajtohen me vlerën e koeficientit të pagave.Edhe nga Sindikatës së Policisë së Kosovës, kanë thënë se nuk janë të kënaqur me vlerën e koeficientit të pagave në sektorin publik (105), që u bë i ditur të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë.

Nga ana tjetër, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka thënë se koeficienti prej 105 euro nuk i plotëson pritjet e tyre por sipas tyre, ligji duhet të nis së zbatuari.

Në reagim, SBASHK-u tha se ndonëse koeficienti nuk i plotëson pritjet e tyre, është mundësuar që mbi 90 për qind e anëtarësisë së tyre të kenë një rritje page mesatare rreth 100 euro.

“Ky rangim ka bërë që vlera e koeficientit prej 105 euro, e cila nuk i plotëson pritjet tona por ajo mundëson që mbi 90 për qind e anëtarësisë tonë kanë një rritje page mesatare rreth 100 euro. Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut jemi të vetëdijshëm se kjo vlerë e koeficientit nuk plotëson pritjet e as nevojat duke marr parasysh ngritjet e çmimeve por edhe koston e jetesës në përgjithësi, por megjithatë SBASHK-u për momentin mendon që ligji duhet të fillon zbatimin me pagat e muajit shkurt 2023 dhe të metat eventuale të ligjit të përmirësohen gjatë kohës sa është duke u zbatuar ligji”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -