7.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Ku është ajo marrëveshje?

- Advertisement -

Nga: Kimete Berisha

- Advertisement -

– Të gjithë po duken si halucinantë që po e shohin një marrëveshje që nuk ekziston.

Por e vërteta në Ohër u krijua nga haluci.

- Advertisement -

– U arrit një marrëveshje – e panënshkruar.

Kush është ai injorant që e merr seriozisht marrëveshjen e pa nënshkruar!

As fatura e xhingla-minglave nuk është valide pa nënshkrim, lëre më…

- Advertisement -

– Marrëveshje n’besë është kjo?

Më shumë i besuakan Kosova e Serbia njëra – tjetrës sesa çiftet kur martohen me dashuri…

gjindja nënshkruajnë kur merren vesh për të blerë a për të shitur, për t’u ndarë a për t’u bashkuar….

e nuk respektohen marrëveshjet që janë nënshkruar, lëre më…

– Marrëveshjet Kosovë-Serbi janë bërë qesharake, nuk e kanë forcuar armiqësinë e vjetër por armiqësinë e kanë bërë ‘komike’!

Verë e dimër nga një marrëveshje fiktive…që dihet se nuk ka lidhje me realitetin.

– Po pse ky Albin Kurti ishte i gatshëm ta nënshkruante marrëveshjen Bruksel pranverë – verë 2023 – e Vuçiqi jo!

– Sepse Albin Kurti e kishte të qartë se Vuçiqi do ta refuzonte marrëveshjen?

Dhe duke refuzuar do të humbte?

Hehe!

– A po i bie kjo se Vuçiqi po e ndihmon Albinin?

Jo. Po luan me të si me llutkën e veshur pembe!

– Sepse, triku serb në të cilin ra Albin Kurti është:

Ai që e pranon marrëveshjen – për të marrëveshja demek është ‘e mirë’.

E ai që nuk e pranon (Vuçiqi), demek për të marrëveshja ‘e keqe’!

– E mbasi që kjo marrëveshje nënkupton themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë,

pse atëherë presidenti serb – ‘nuk e pranoi’ marrëveshjen!

– Këta janë shtosa arkaik serb!

Kështu, po duket sikur Albin Kurti e do Asociacionin për serbët e Vuçiqi s’e do!

Për të menduar kështu, duhet të jesh një idiot i regjur.

– E çka po ndodh pra?

Çka është më e rëndësishme për Serbinë më shumë sesa Autonomia (e serbëve) dhe statusi i veçantë për Kishën Ortodokse serbe?

– Ku po i dhemb Aleksandër Vuçiqit?

Pse bën sikur ‘nuk e do’ Autonominë e serbëve?

Sa i kushton kjo ‘dhuratë’ që ‘pravitet’ sikur e ‘refuzon’!

I kushton me anëtarësimin e Kosovës në OKB?

Edhe?

…Ukraina është në OKB!

Por…Luftën s’del kush që e ndal!

– Pasi që Vuçiq nuk do që Kosova të jetë në OKB dhe për anëtarësimin e mundshëm futuristik të Kosovës në OKB është në gjendje ta lëshoj zogun nga dora për një zog që e ka humbur rrugën n’hava?

Mashtrim klasik serb!

– Aleksandër Vuçiq s’ka nevojë për marrëveshje të re – Vuçiq e ka arritur qëllimin final me marrëveshjen e vjetër…

Albin Kurti është i detyryar ta zbatojë marrëveshjen për ‘Zajednicën’.

Dhe, ‘to je to’!

– Nuk ka pasur nevojë për asnjë marrëveshje të re që Aleksandër Vuçiq ta realizojë qëllimin e tij!

– Kush ka humbur?

Kosova, dihet!

Kosova me Albin Kurtin u bë pijac i Serbisë!

– Albin Kurtit nuk i ka mbetur një pikë moral. Mbi të gjitha është i paditur!

Aleksandër Vuçiq e mundi pa e thënë asnjë fjalë shqip.

E këtij i shkrihet serbishtja në gojë, si akullore!

Natyrisht, Vuçiqi e mundi me ndihmën e SHBA-BE-së.

– Jemi duke kaluar ditët e dëshpërimit të thellë!

Thjeshtë, Serbia po e fiton luftën në tavolinë!

E shqiptarët:

Ata që nuk janë dorëzuar – po largohen nga Kosova.

Këtu kanë mbetur: të mundurit!

P.S. Përveç Dorëheqje…Albin Kurti të hetohet për mashtrim!

– Çka ka përfituar që e ka mashtruar popullin!

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -