16 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Kthehet mbrapsht në Han të Elezit një qytetar serb i Kosovës

Duke provuar të vërtetojë se a mund të kalojë nga Hani i Elezit për në Maqedoni të Veriut me letërnjoftime paralele siç ua lëshon Serbia serbëve në pjesën veriore të Kosovës, një qytetar këtë gjë e pati të pamundur, raportoi televizioni N1.

“Me këtë kartelë identiteti nuk mund të kalojë në pikën kufitare [në Han të Elezit] sepse, siç më thanë, dokumentet nga institucionet paralale nuk janë valide. Po ta kisha të Rashkës ose Kraljevës ose çfarëdo tjetër, do të mund të kaloja, por me letërnjoftime të institucioneve paralele si “Kosovska Mitrovica”, Pejës dhe Gjakovës, nuk mundet, sepse konsiderohen se këto dokumente janë të institucioneve paralele të cilat sistemi nuk i njeh”, ka thënë Aleksandër Arsenijeviç.

- Advertisement -

Ai fajësoi shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borell, Beogradin dhe Prishtinë, për të cilët tha se “asnjëri nuk po e respektojnë marrëveshjen siç i kanë thënë publikut”.

Gjegjësisht, në ditët e kaluara qytetarët serbë të Kosovës shtruan pyetjen se a do të njihen në Kosovë dokumentet që posedojnë serbët e Kosovës, siç ua lëshojnë strukturat serbe.

Dokumentet në fjalë janë lëshuar për serbët e Kosovës nga administratat policore paralele serbe të zhvendosura nga Kosova në qytetet e Serbisë qendrore.

- Advertisement -

Dokumentet e tyre në Kosovë konsiderohen të paligjshme nga shteti i Kosovës dhe ata nuk mund të udhëtojnë në jug të Ibrit me ta, por me ta ka qenë e mundur të udhëtojnë në vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -