Ish-kandidati i NISMA-s për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani, i bërë viral pas një interviste në Klan Kosova se vozit një veturë “modeste”, Ferrari”, ka folur edhe një herë për veturat e tij dhe garën zgjedhore në emisionin “Klan O Bus”.
Hasani, i pyetur për numrin e votave të marra, tha “m’i kanë vjedh bre vëlla”.
Ndërsa për “Ferrarin modest”, Hasani tha se e ka thënë për shkak se ka dashur t’i qetësojë gjakrat mes VV-së e LDK-së në Podujevë aso kohe.