fbpx
-3.9 C
Pristina
E diel, 5 Shkurt, 2023

Kryetari i Reçakut thotë se s’u lejua të flasë në përkujtim të masakrës pasi do t’i përmendte ish-krerët e UÇK-së

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Kryetari i Reçakut, Adem Ramadani, pretendon se Qeveria e ndaloi të flasë në tubimin përkujtimor për këtë masakër, të dielën.

Ramadani, në një lidhje direkte në Frontal të T7 se dyshon se Zyra e Kryeministrit Albin Kurti e hoqi nga lista e fjalimeve për shkak se aty i kishte përmendur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjenden në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

“Fjalimi im ka qenë përshëndetës për të pranishmit, për kryeministrin, presidenten, Z. William Walker, por ka qenë edhe një keqardhje për krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë”, tha ai.

- Advertisement -

Ramadani tregoi për komunikimin që e kishte paraprakisht me Shenaj Shalën, përgjegjësen e Protokollit në Kabinetin e Kryeministrit.

“Më 13 janar, kah ora 2 më kanë thirrur nga kabineti i kryeministrit, zonja Shenaj Shala”, thotë Ramadani.

Sipas tij, ajo ka kërkuar që Ramadani t’ia dërgojë fjalimin përmes e-mailit për shkak se u duhet ta përkthejnë edhe në anglisht.

“Ia kam dërguar fjalimin tim në dy forma. Tha a ke folë aty për martirë? Thash normalisht. I kam përfshi të gjithë”.

- Advertisement -

“Më kanë thirrë pas dy ore dhe më tha se fjalimin tënd ende s’e kam lexu por ka lindur një problem tjetër. Duhet me u heq ti se i kemi dy propozime tjera”, thotë Ramadani.

- Advertisement -

Të fundit

Bugajski flet për ndezjen e një fitili tjetër ballkanik në Kosovë

Washingtoni dhe Brukseli po ndezin një tjetër fitil ballkanik duke ushtruar presion mbi Prishtinën për të krijuar një Asociacion...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -