17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Kryetari i naftëtarëve ka një Iajm të mirë pas vendimit të presidentit Joe Biden: Çmimet e karburantëve do të uIen

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani ka thënë se çmimet e karburantëve sot në treg janë më të lirat pas disa kohe, shkruan Gazeta Blic.

Siaps tij çmimi i një litre naftë kushton 1.68 cent, përderisa benzina është 1.58 cent.

Në një prononcim për Gazeta Blic, Berjani ka treguar edhe arsyet se pse këto çmime janë në tregun e vendit aktualisht.

“Presidenti i ShBA-se Joe Biden ka njoftuar se administrata e tij ka marrë vendim për të lëshuar në treg nga një milion barela naftë në ditë. Si rezultat i kësaj, sipas tij, çmimet pritet regjistrojnë një rënie te theksuar.

Ky vendim do t`i ul çmimet e derivateve në tërë globin dhe do të reflektoj edhe te ne në Kosovë”, ka thënë Berjani për Gazeta Blic.

Sipas tij për monentin ka rënie të lehtë të çmimit të derivateve në tregjet ndërkombëtare dhe në berzë. Kjo sipas tij po reflekton edhe në Kosovë.

Të fundit
Lajme të lidhura