29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Kryeministri spanjoll nis turneun e vizitave në Ballkan, injoron Kosovën

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez viziton të premten Beograd duke nisur turneun e tij në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Por Sanchez nuk pritet të udhëtojë drejt Kosovës.

- Advertisement -

Ish-ambasadori kosovar në Suedi, Lulzim Peci, thotë se arsyeja kryesore e kësaj situate është se Kosova e Spanja, s’kanë marrëdhënie bilaterale.

Veç kësaj, Peci, që është udhëheqës i Institutit KIPRED, shton se Madridi mund të ndryshojë qëndrim shpejt nëse ndodh përmbyllja e shpejtë e dialogut të lehtësuar nga Brukseli.

“Spanja, është duke pritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë e cila jo domosdoshmërish duhet të jetë me njohje eksplicite, për ta kryer aktin e njohjes ndaj Kosovës. Sepse pozicionimi i tanishëm që e ka Spanja ndaj Kosovës po i shkakton edhe vetë asaj probleme brenda Bashkimit Evropian”, – tha Peci.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -